Pasojat e sulmeve iraniane afër Tel Avivit

Irani dhe Izraeli shënjestruan njëri-tjetrin me raketa dhe sulme ajrore gjatë natës, pasi Izraeli nisi ofensivën e tij më të madhe ajrore ndonjëherë kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, dy qytetet më të mëdha të Izraelit, duke i detyruar banorët të nxitonin në strehimore ndërsa valë të njëpasnjëshme raketash iraniane përhapeshin në qiell.

Ushtria tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin në funksionim.

Izraeli po ashtu sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit Khameneit. Në kundërsulm ata shënjestruan Jerusalemin dhe Tel Avivin. Deri më tani raportohen 2 të vdekur dhe 20 të plagosur pasi raketat iraniane goditën një ndërtesë në Tel Aviv.


Ndërkohë, në OKB, ambasadori izraelit tha: “Pritja jonë ka mbaruar, ne do ta çmontojmë programin bërthamor të Teheranit”.

📸Reuters

Lexo edhe:  Ambasadori italian për tentimin e hapjes së Urës së Ibrit: Po bëhet për qëllime politike, simbolike dhe elektorale