Pasi pa policinë e hedh qesen me kokain nga dritarja e veturës, arrestohet

Arrestohet një person i dyshuar për arsye se me të vërejtur njësinë policore, ka gjuajtur nga dritarja e veturës një qese në tokë me narkotikë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Bëhet fjale për një sasi prej 0.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Pas heshtjes së gjatë, Arta Nitaj shfaqet për herë të parë me djalin e saj – fotoja po bën xhiron e rrjeteve