Pasi i hanë burekat i hodhën mbeturinat nga vetura, Policia e dënon 50 euro një person

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.

Siç u raportua, personat kishin burekë të cilët pasi i hëngrën, mbeturinat e tyre i hodhën rrugë, shkruan “Jepi zë”.

Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.

Lexo edhe:  Nga 1 janari mund të mos ketë paga e pensione – rreziqet që i kanosen Kosovës në mungesë të buxhetit