Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut

Dorent, Betim dhe Edon Berisha janë tre të rinj që sot përfaqësojnë brezin e artë të një familjeje me rrënjë të thella patriotike nga fshati Shkabë i Drenasit.

Ata mbartin trashëgiminë e familjes Llaholli-Berisha dhe ndjekin gjurmët e paraardhësve të tyre, të cilët sakrifikuan jetën në luftën për liri dhe dinjitet kombëtar.

Duke ndjekur idealet dhe vlerat e brezave të kaluar, sot ata janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), një institucion që mishëron aspiratën për një shtet të fortë dhe të sigurt.

Trashëgimi familjare në shërbim të vendit

Familja Berisha është e njohur për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e Kosovës që nga brezat e mëparshëm. Në luftën e fundit kundër okupatorit serb, Hazir dhe Shaban Berisha, të afërmit e Dorentit, Betimit dhe Edonit, ishin pjesë e Brigadës 114 – Fehmi Lladrovci, një nga njësitë më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që luftoi me trimëri kundër forcave serbe për çlirimin e Kosovës.

Hazir Berisha ra heroikisht më 30 prill 1999 gjatë ofensivës së Verbovcit, duke sakrifikuar jetën për idealet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjurmët e lavdishme të Brahim Lutës

Brahim Luta, babai i Hazirit ishte një figurë kyçe në lëvizjet e hershme të rezistencës në Kosovë.

I lindur në vitin 1919 në fshatin Gllanasellë, Brahimi u shqua si komandant i Divizionit të II-të të Ibrit dhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, dy emra të njohur në historinë shqiptare të Kosovës.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në përballjen kundër forcave serbo-sllave që në vitet 1940, kur luftonte për lirinë dhe dinjitetin e Kosovës dhe shqiptarëve. Në veçanti, Brahim Luta është përmendur për guximin e treguar gjatë aksionit “Ura e Pesrtovës”, një betejë e përgjakshme që u përjetësua në historinë e rezistencës shqiptare.

Lexo edhe:  Vajza nën ndikim të narkotikëve sulmon fizikisht prindërit e saj

Brahimi kishte marrë pjesë në disa prej betejave më të rëndësishme kundër forcave serbe, të zhvilluara nën komandën e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, të cilat përfshinin beteja të rënda dhe vendimtare për mbijetesën e popullit shqiptar në Drenicë.

Si u zmbraps ushtria serbe tri herë në luftimet që zgjatën shtatë orë – rrëfen ish-ushtari i brigadës 114 në Drenicë
Lexo po ashtu
Si u zmbraps ushtria serbe tri herë në luftimet që zgjatën shtatë orë – rrëfen ish-ushtari i brigadës 114 në Drenicë
Një nga momentet më kulmore ishte beteja e Tërstenikut, ku Brahim Luta dhe bashkëluftëtarët e tij treguan qëndresë të jashtëzakonshme.

Edhe pasi Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u plagosën rëndë gjatë luftimeve, Brahim Luta, së bashku me Rexhep Xhelin dhe të tjerë, vazhduan të mbrojnë kauzën e lirisë, duke i zhbllokuar forcat serbe dhe duke shpëtuar komandantët e tyre të plagosur.

Lutë Gllanasella dhe “Çeta e Kaçakëve” – tradita e luftës për liri

Tradita e patriotizmit dhe e rezistencës së familjes Berisha shkon shumë më përpara se koha e Brahim Lutës. Lutë Gllanasella, babai i Brahimit dhe babagjyshi i Hazirit, ishte një luftëtar i njohur dhe i guximshëm, i cili luftoi përkrah Azem Bejtës, një prej figurave më emblematike të asaj kohe.

Lutë Gllanasella ishte udhëheqësi i Çetës së Kaçakëve, e njohur si “Çeta e Lutë Gllanasellës,” dhe luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trojeve shqiptare në fillim të shekullit të 20-të.

Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Hazir Berisha
Lexo po ashtu
Bëhen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Hazir Berisha
Në librat e historisë shqiptare, Lutë Gllanasella zë një vend të veçantë, duke qenë një prej luftëtarëve më të mëdhenj të asaj periudhe që i kundërvihej okupimit serbo-sllav.

Lexo edhe:  Prishtinë: Burri 37-vjeçar ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së mitur, përfundon në ndalim

Ai zhvilloi beteja të ashpra, përfshirë një sulm në vitin 1923 ndaj një stacioni xhandarmërie serbe në Cikatovë të Vjetër, një operacion i suksesshëm që tregoi trimërinë dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut.

Trashëgimia që vazhdon: Shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Sot, Dorent, Betim dhe Edon Berisha vazhdojnë të mbajnë të gjallë këtë trashëgimi të pasur patriotike përmes shërbimit të tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Duke qenë pjesë e FSK-së, ata ndjekin shembullin e paraardhësve të tyre dhe punojnë për sigurinë e vendit.

FSK është një nga institucionet më të rëndësishme dhe të respektuara të Kosovës dhe përfaqëson sigurinë dhe mbrojtjen e popullit kosovar. Ky angazhim për vendin është një vazhdim i rrugës së familjes Berisha, që brez pas brezi ka ofruar bijtë e saj për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.

Rrëfimi i Shaban Berishës për betejën shtatë orëshe të brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Drenicë
Lexo po ashtu
Rrëfimi i Shaban Berishës për betejën shtatë orëshe të brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Drenicë
Kjo histori e vazhdueshme e familjes Berisha dëshmon që dashuria për atdheun është një ndjenjë që trashëgohet dhe përforcohet brez pas brezi.

Kjo traditë, e cila fillon me sakrificat e Lutë Gllanasellës, Brahim Lutës, dhe Hazir Berishës, është një kujtesë e përhershme e përpjekjeve që janë bërë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të popullit shqiptar.

Historia brez pas brezi e familjes Berisha

Hazir Berisha u lind në vitin 1946 në Gllanasellë.

Nga një familje patriotësh, Haziri e mësoi përkushtimin për atdheun që nga rinia, frymëzuar nga babai i tij, Brahim Luta, dhe babëgjyshi, Lutë Gllanasella, të cilët luftuan vazhdimisht në Drenicë nën komandën e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Lexo edhe:  I tha familjes se do të kryente vetëvrasje, burri gjendet duke jetuar në Greqi

Lufta e tyre mbetet e përjetësuar në librat e historisë shqiptare.

Brahim Luta (Babai i Hazirit)

I lindur në vitin 1919 në Gllanasellë, Brahim Luta ishte komandant i Divizionit të II-të të Ibrit dhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Ai mori pjesë në shumë beteja kundër forcave serbo-sllave dhe luajti një rol kyç në aksionin “Ura e Pesrtovës”.

Në betejën e Tërstenikut, Brahimi dhe bashkëluftëtarët e tij luftuan për të zhbllokuar rrethimin dhe për të shpëtuar komandantët e plagosur.

Pas këtyre luftimeve të rënda, Brahim Luta vazhdoi rezistencën në Shalë të Bajgorës, ku ra heroikisht në vitin 1947.

Lutë Gllanasella (Babgjyshi i Hazirit)

I lindur në vitin 1899 në Gllanasellë, Lutë Gllanasella ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Çetës së Kaçakëve, e njohur si “Çeta e Lutë Gllanasellës”.

Ai ka lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë shqiptare për luftën e tij kundër pushtuesit serbo-sllav.

Në vitin 1923, Çeta e tij realizoi një sulm të suksesshëm kundër xhandarmërisë serbe në Çikatovë të Vjetër, duke mbetur një shembull i qëndresës për lirinë e trojeve shqiptare.

Në luftimet e rrepta që u zhvilluan në atë betejë, bie heroikisht, Lutë Gllanasella.

Lutë Gllanasella kishte vetëm një djalë (Brahim Lutën), i lindur në vitin 1919 – 1947./Telegrafi