Pasagjeri pret venat, avioni bën ulje emergjente në aeroportin e Tiranës

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, për shkak se një pasagjer ka prerë venat.

Policia sqaron se shtetasi afgan me iniciale M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar venat e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën. / TCh

Lexo edhe:  Policia e Kosovës arreston mërgimtarin pasi i ofroi ryshfet 50 euro policit që gruaja e tij të kalonte kufirin me pasaportë të skaduar