Pas zgjedhjes së kryetarit, sfida mbetet te nënkryetari – a do të përfundojë sot saga e Kuvendit?

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Edhe pse Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar, ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala morën votat për nënkryetarë, Kuvendi ende nuk ka arritur të funksionalizohet.

Ngërçi vazhdon pasi kandidatët e komunitetit serb për nënkryetarë nuk morën votat e nevojshme. Deputeti nga radhët e pakicës serbe, Nenad Rashiq, ka deklaruar se pret të sigurojë më shumë se 61 vota për të përfaqësuar komunitetin serb nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që u arrestua nga Fast Kosova me urdhërresë të INTERPOL-it