Pas triumfit në BBVA 4, Gjesti shijon luksin – shfaqet me Lamborghini
Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, po shijon me stil ditët e para jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të këtij spektakli, raporton Gazeta Sinjali.
Në postime të fundit në rrjetet sociale, reperi nga Peja është parë duke pozuar brenda një Lamborghini, një detaj që pasqyron qartë atmosferën e relaksit dhe luksit që e ka shoqëruar pas fitores së madhe.
Fotot kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po e mbështesin fuqishëm edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Gjesti rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh në natën finale, ku Rozana Radi u rendit e dyta, dhe aktori Laert Vasili e përfundoi garën në vendin e tretë.

