Pas temperaturave afrikane, sot pritet shi në Kosovë

Pjesa e parë e ditës do të vazhdojë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër.

Pluhuri Saharian do të jetë ende prezent, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore

Lexo edhe:  Avokatja e gruas së Akil Gjakovës: Ka pasur vazhdimisht dhunë fizike dhe psiqike nga bashkëshorti