Pas të nxehtit afrikan, vjen lajmi i mirë: Për disa ditë do të ketë reshje shiu

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, pesë ditët e ardhshme do të karakterizohen nga një mot më i paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme me intervale dielli, si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat maksimale nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e fortë.

Indeksi ultraviolet mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Sipas IHMK-së, të hënën, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të variojnë nga 15 – 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Era do të e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara do të jetë të martën. Vende-vende priten riga shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tetë metra për sekondë.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën. Temperaturat minimale do të variojnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë Celsius °C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi një deri në katër metër për sekondë.

Të enjten mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25-27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi nga një deri në pesë metër për sekondë.

Lexo edhe:  Krim i rëndë në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë të premten. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.