Pas sulmit në Albi Mall nga një serb, vushtrriasi Fahri Ademi rikthehet në shtëpi pas 75 ditësh trajtim në Turqi
Pas një sulmi të rëndë të ndodhur në Albi Mall nga një serb, Fahri Ademi u plagos rëndë në vendin e punës. Ai qëndroi për 12 ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u desh të vazhdonte trajtimin në një spital privat në Turqi.
Pas 75 ditësh trajtim intensiv në një qendër mjekësore turke, Fahri Ademi është rikthyer në shtëpi në gjendje shumë më të mirë shëndetësore. Familja e tij shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmë dhe përkrahje gjatë këtyre ditëve të vështira.
Familja Ademi u është thellësisht mirënjohëse gjithë qytetarëve dhe institucioneve që kontribuan në fondin për trajtimin e Fahri Ademit./Jepi zë