Pas shumë lidhjeve të dështuara, Fjolla Morina bën deklaratën befasuese

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka folur së fundmi për herë të parë pas krizës së famshme.

Javë më parë ajo doli me një video-mesazh në Instagram në një gjendje të rënduar emocionale, duke akuzuar ish-të dashurin e saj dhe disa nga familjarët.

Mirëpo në një intervistë të re për Prive, ajo ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur në afekt dhe në një moment ku gjendja e saj mentale nuk ishte në momentin më të mirë të duhur dhe thjesht “shpërtheu” me deklarata.

Sido që të jetë, Fjolla duket se tani është më e qetë dhe ka të reja edhe përsa i përket jetës private.
Ajo ka konfirmuar se tashmë është një mashkull i ri në jetën e saj që ia ka rrëmbyer zemrën, e që po e bën shumë të lumtur.

“Po, jam në lidhje. Në zemrën erdhi një mashkull, i cili është burr, i madh dhe normal respekti dhe të gjitha, por pa qenë mashkull, veç kush të gënjen, kështu që unë kam rënë në të”, tha këngëtarja e hitit “Fb”.

Lexo edhe:  “Çmenden” çunat e Londrës me Fisnik Sylën, mbulojnë me paund Luizin