Pas refuzimit të projekteve në ekran, Ilnisa Agolli i hyn politikës? Ja karriera e re e Meriton Mjekiqit në Tiranë
Që nga dita kur Ilnisa dhe Meritoni u lidhën së bashku, e dinin që jashtë do të hasnin në vështirësi. Megjithatë, çifti jo vetëm që nuk u tërhoq, por vijoi të shijonte historinë e dashurisë dhe shumë shpejt i bënë gjërat edhe më serioze.
Dyshja ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe kanë gjetur mundësinë për të shijuar disi njëri-tjetrin larg të gjithëve.
Duhet thënë se ky raport nuk është mirëpritur aspak nga familjarët e Meritonit, që nuk e kanë mirëpritur ende Ilnisën në shtëpinë e tyre, por situata nuk ka qenë e lehtë as për Ilnisën, ku ndonëse vëllai u shpreh se ka një raport të mirë me Meritonin, asnjë nga familjarët e tjerë nuk e ka takuar.
Por çifti është më i dashuruar se kurrë dhe tashmë projektet e tyre janë në Tiranë. Ashtu edhe si raportuam disa ditë më parë, fokusi i Ilnisës tashmë do të jetë politika.
Vetë gazetarja ka postuar disa foto në “InstaStory”-n e saj teksa shihet e ulur pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe kryetares së Kuvendit të Shqipëërisë, Lindita Nikollës.
Kur përfundoi “Big Brother”, fokusi i saj ishte televizioni, duke kërkuar një post në “Top Chanel”, madje ky plan dukej shumë pranë realizimit.
Ishte Julia Ilirjani që zbuloi se ishte në bisedime për të realizuar një format televiziv së bashku me Ilnisën. Por teksa gjërat kishin nisur të bëheshin gati, diçka ka shkuar keq dhe ky projekt është anuluar.
Por natyrisht që kjo nuk e ka ndaluar Ilnisën, që menjëherë pas refuzimit për në ekran, ka vendosur që së bashku me Meritonin të realizojnë një film, por edhe të merret me politikë më seriozisht. Ilnisa javët e fundit ka qenë e angazhuar me aktivitetet e ndryshme që bashkia ka organizuar, duke u listuar tek ato personazhe publikë, që do ta shikojmë në ekran edhe më shpesh në aktivitete politike. Politika është tashmë fokusi kryesor i saj, duke nisur kështu një karrierë të re. Por shumë e zënë ka qenë edhe me projektet e filmit të saj të parë.
Nga ato që kemi mundur të mësojmë, filmi do të ketë në qendër një histori dashurie, por që sigurisht do të ketë edhe një pjesë aksion. Kryesisht xhirimet do të kryhen në Kosovë, por do të ketë skena edhe në Shqipëri si dhe jashtë vendit. Deri më tani çifti është kujdesur që të ruajë sa më shumë sekret këtë projekt, që pritet ta lançojnë në fund të vitit. Tashmë si çift i konsoliduar, Ilnisa dhe Meritoni po mendojnë edhe t’i hyjnë rrugës së biznesit. Shpërngulja e reperit në Tiranë është një tjetër tregues se tashmë tregu shqiptar është në qendër të vëmendjes së tyre.
Meritoni, i cili tashmë është duke jetuar në Tiranë, është duke u përgatitur që në shtator të nisë karrierën edhe si menaxher artistësh në Kosovë dhe Shqipëri. Për artistin kosovar, ky moment është mjaft i mirë për të nisur më seriozisht karrierën në muzikë. Në fund të qershorit ai publikoi këngën e tij të re, duke synuar tashmë që të ketë një axhendë të ngjeshur edhe vetë me koncerte. Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin.
Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.
Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. Pak ditë më parë çifti ishte në Turqi për disa ditë pushimesh në Bodrum, ku ndanë mjaft momente të tyret atje me ndjekësit, nëpërmjet postimeve në “Instagram”.