Pas publikimit të skandalit, asgjësohen 35 tonë peshk me krimba
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk.
Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.
Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680.