Pas presionit ndaj minatorëve, tani i detyrojnë të punojnë vikendeve duke nënshkruar kinse po e bëjnë me vetëdëshirë

Minatorëve të Trepçës u është kërkuar ta nënshkruajnë një deklaratë, të cilën e ka sigurusr “Jepi zë”, përmes së cilës ata obligohen të punojnë gjatë fundjavëve.

Ky zotim u kërkohet të bëhet për t’i zëvedësuar ditët e humbura të punës, gjatë kohës që minatorët hynë në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave nga maji.

Ditët e zëvendësuara, sipas deklaratës, numërohen si të rregullta dhe pa shtesa.

Ndërkaq, pagesën për këto ditë të zëvendësuara, minatorëve që akoma nuk u janë dhënë pagat e korrikut dhe të gushtit, u thuhet se do ta marrin “nga shitja e produkteve të ndërmarrjes”.

Lexo edhe:  Elezi thotë se nëse Faton Hajrizi varroset me nderime, Serbia do ta përdorë kundër Kosovës