Pas ndarjes, Lumbardh Salihu ka një mesazh për Kader Kicajn

Në spektaklin e djeshëm, i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë fituesi i edicionit të dytë i “BBVK”, Lumbardh Salihu.

Ai ka marrë një vëmendje të gjerë prej publikut përgjatë këtyre ditëve, sidomos pas aludimeve që ai dhe Kaderi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila u krijua brenda katër mureve të shtëpisë së “BBVK”.

E kështu nuk mbeti pa u prekur dhe diskutuar kjo pjesë dhe në mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan”.

Një pjesë nga intervista:

Lumbardhi: Nuk është jeta apo lidhja e njëjtë sikur në formatin e “BBVK” që e kam patur por mendoj që nëse e do dikë duhet të luftosh për atë person.

Alketa: Të ta bëjë pyetjen direkte unë? Kaderi si është, është mirë? A dëshiron ti thuash diçka nëpërmjet Piter Panit?

Lumbardhi: Kaderi shpresoj që është mirë dhe kam vetëm një mesazh për të, është një zemër.

Lexo edhe:  Më në fund takohen Ghetto Geasy e Luizi, paralajmërojnë hit: Nuk e merrni me mend se çfarë do të bëhet