Pas kërcënimit nga familjari i Xhulit, reagon Getinjo

Publikimi i audioincizimit dhe bisedave të Getinjos me modelen e njohur, Xhuliana Nura ka marrë përmasa të mëdha në rrjet. Ndaj reperit ka reaguar edhe një familjar i Xhulit.

Krejt kjo nisi pas një debati që Nura kishte nisur me banoren e Big Brother, Vivien, kjo e fundit në lidhje dashurie me rep artistin, Getinjon.

Pas publikimit të atyre bisedave, familjari i Xhulianës, Bekim Nura ka thënë se banorët duhet të luajnë lojën pastër pa u përzier banorët që nuk janë më pjesë e lojës, në të kundërtën “do t’i qerojmë hesapet”.

“Nuk është mirë ai veprim çka ka bo Getinjo, është gjest i ulët shumë. Se di a është në dijeni ai se Xhuli ka familje edhe nuk lejojmë poshtërsime të tilla. Le të tregohet më i matur se ndryshe mund t’i qerojmë hesapet, ajo pa familje nuk është”, ka thënë ai për Insajderin.

Pas kësaj ka reaguar edhe Getinjo.

Ai përmes një komenti ka kërkuar që të mos ekzagjerohet e gjithë ngjarja.

 

Ai ka publikuar edhe një foto në “Instagram” si kundërpërgjigje ku shkroi: Po a?

 

Lexo edhe:  Getinjo shkruan “Fundi i Historisë”, Vivi përgjigjet duke u qeshur