Pas 27 viteve shërbim, Ismet Dervishi del në pension

Ismet Dervishi nga fshati Gradicë, vëllai i dëshmorit Muhamet A. Dervishi, pas 27 viteve shërbimi me nder dhe krenari në radhët e UÇK-së, TMK-së dhe më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka dalë në pension.

Dervishi, i cili për një kohë ka shërbyer edhe në kazermën e Mitrovicës, ka qenë shembull i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj atdheut dhe uniformës shtetërore. Kontributi i tij në shërbim të vendit vlerësohet i çmuar dhe i pazëvendësueshëm.

Institucionet dhe bashkëluftëtarët i urojnë pension të mbarë, me mirënjohje për gjithë sakrificën dhe punën shumëvjeçare në shërbim të Kosovës.

Lexo edhe:  ASK-ja thotë se s’ka rritje të numrit të të punësuarve në Kosovë