Pas 25 vitesh, gjendet trupi i Ramadan Hoxhës, i zhdukur në luftën e fundit në Kosovë
Pas 25 vitesh është gjetur trupi i Ramadan Hoxhës, i vrarë gjatë luftës.
Ai ishte konsideruar i zhdukur që nga koha e luftës, shkruan “Jepi zë”.
Familjarët kanë njoftuar për rastin dhe për kohën e varrimit.
Njoftimi nga familja:
Të nderuar Familjar, Miq ju njoftojmë me dhimbje se pas 25 vitev trupi i pa jetë i prindit Ramadan (Jonuz) Hoxha i cili ishte i zhdukur nga lufta është identifikuar nga mjëksia ligjore se është gjet i vrar në Prekazin heroik nga çetniket serb.
Pusho në paqe Babë.
Vorrimi i të ndjerit bëhet të Martën 01.10.2024 në ora 17:00 në Fshatin Damanek, Drenas.