Pas 10 ditësh “pushim” kthehet në burg i dënuari që u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë
Disa ditë pasi u shpall në kërkim nga Policia për shkak se nuk u kthye në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë për ta vuajtur dënimin, i riu E.H është paraqitur vet në burg.
22-vjeçari, i cili e shfrytëzoi pushimin e rregullt dyditor për të dalë më 17 nëntor nga qendra, nuk u kthye ashtu siç parashihej.
Kjo bëri që Policia të aktivizohej pasi u njoftuan për rastin nga zyrtarët korrektues. Por, gati 10 ditë më pas, mëngjesin e sotëm ai u dorëzua në qendër, bëjnë me dije burimet e Sinjalit.
Hoxha po vuante dënimin me burgim pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Grabitje”.