Parullat “Albin Zajednica” bëhen “Albin baba”, reagojnë nga PSD-ja
Partia Socialdemokrate ka mbajtur protestë dje në Prishtinë kundër marrëveshjes së Ohrit, ndërsa ditë më parë kishin shkruar parulla në kryeqytet “Albin Zajednica”.
Këto parulla kanë filluar të zhduken që sipas zyrtarëve të PSD-së prapa këtij veprimi qëndrojnë përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka reaguar pasi që disa parulla “Albin Zajednica” janë kthyer në “Albin baba”.
Hyseni përmes një postimi në Facebook ka pyetur se “çka mund të ndodhë më e shëmtuar se kjo, se sa me qenë në pushtet dhe me dalë me shkru anti-parulla”.
Ai tutje ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje u lind dhe u rritë kundër këtij procesi”.
Postimi i plotë:
Dum baben, dum baben, deregje, degdisje. Prej marres 7 pashë nen tokë kisha hy…Çka mundet me t’ndodhë ma e shëmtume se kjo?! Me qenë n’pushtet edhe me e dalë me shkru anti-parrulla.
Lëvizja lindi e u rrit kundër këtij procesi. Thuhej ktyneherë, Lëvizja do jetë opozitë e vetes në Qeveri. Se kështu demokracia, se ashtu dialektika…në fakt se ky është telosi që perfundon të krytë e njerit, te Njëshi.
Qysh bahet që s’janë n’gjendje as me pyet “baben” pse po shkruhen këto parrulla. A ke ba naj faj o babë? Kallxo drejt babë, mos rrej. Tamam puna, me faktin që i thu babë, ai nuk rren.
Ai trupëzon frymë, aktivisti është truprojë. Organizata është plotë sekretarë, plot hyzmeqarë. E kanë mbyllë njanin sy e janë marrë vesh që ështè mishërim, shembylltyrë, nuk e vërejnë as me qenë cullak.