Parshikimi i motit nga sot deri në vikend

Sot pritet të kemi mot plotësisht i vranët e nganjëherë priten reshje lokale shiu e bore. Reshjet do të jenë kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal. Temperaturat nga -2 deri në  9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të lokalizuara shiu e në viset kodrinore-malore nganjëherë priten fjolla bore.

Të Premten në Kosovë pak më ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Në Shqipëri të Premten më shumë vranësira e më shumë reshje shiu, lokalisht mund të ketë rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë në disa zona bregdetare.

Reshje lokale shiu të Premten priten edhe në Mal të Zi dhe rrallë në disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Nga fundjava ulje graduale të temperaturave ku ka mundësi për reshje lokale shiu e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve