Parregullsi gjatë mbajtjes së provimit për Patent Shofer në Gjakovë, Durmishi jep detaje

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se dje gjatë mbajtjes së provimit me shkrim për Patent Shofer në Gjakovë, komisioni monitorues ka vërejtur lëvizje të dyshimta të kandidatëve në sallën e provimit dhe se pas kësaj janë detyruar që ta ndërprejnë provimin i cili po mbahej.

“Dje me dt. 02.07.2024 në Njësinë e Pantentë Shoferit në Gjakovë, gjatë mbajtjes së provimit me shkrim në terminin e orës 14:30, komisioni monitorues përmes kamerave ka vërejtur lëvizje të dyshimta të disa kandidatëve në sallën e provimit. Sipas dyshimeve kandidatët në fjalë në sallë kanë hyrë me pajisje të ndaluara për ta kaluar provimin. Pasi nga ana e departamentit janë njoftuar zyrtarët e njësisë në Gjakovë, çuditërisht kandidatët janë larguar nga salla e provimeve dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Ndërsa thotë se ndaj kandidatëve që kanë bërë veprime të dyshimta janë ndërmarrë masa, duke iu ndaluar hyrja në provim për tri vjet.

“ Edhe pse të njëjtit është dashur të ndalohen dhe të thirren organet e rendit për vërtetim të fakteve. Departamenti i Patentë Shoferit pasi ka pranuar informatën, ka lajmeruar organet e rendit. Zyrtarët përgjegjës të departamentit ndaj kandidatëve kanë marrë masa të mënjehershme duke bërë ndërprerjen e provimit dhe duke ju ndaluat hyrjen në provim për 3 vite”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa ka thënë se dyshohet se veprimet e këtyre kandidatëve  të jenë bërë në bashkëpunim, por se i mbetet organëve të rendit t’i vërtetojnë faktet..

“Ne dyshojmë që këto veprime të këtyre kandidatëve janë bërë në bashkëpunim, por që i mbetët organeve të rendit ta bëjnë vërtetimin e këtyre fakteve. Jemi të përkushtuar që këto parregullësi në njësi të eliminohen”, ka shkruar durmishi në Facebook

Lexo edhe:  Ish-punëtori i furrës në Rahovec kërcënon ish-kolegen përmes Snapchatit