Parku Nacional i Sharrit përfshihet nga zjarri, bëhet thirrje për ndihmë në shuarjen e tij

Parku Nacional i Sharrit është përfshirë nga zjarri. Për këtë ka njoftuar “Parku Nacional i Sharrit”.

Për shkak të emergjencën është dhënë numri i telefonit 049597117 për të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë.

“Thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit: Të dashur banorë lokalë të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit derisa nuk e ka përfshirë sipërfaqen e pishave”.

“Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vetura godet motoçikletën në Podujevë, 38-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital