Parashkimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa vazhdojnë erërat e ftohta veriore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës e Marta sjellë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Më shumë vranësira ditore priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës e më pak në Shqipëri. Mot relativisht i ngrohtë në perëndim të Shqipërisë.

Vranësira lokale priten edhe të mërkurën me reshje krejtësisht të dobëta lokale, por priten edhe intervale kohore me diell. Të enjten dendësim i vranësirave të cilat do të sjellin reshje të reja shiu fillimisht në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pastaj edhe më gjerë në rajon./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Sot varroset gazetari Faton Osmani