Parashikimi motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Do të vazhdojë nxehtësia e fortë verore dhe zagushia e madhe, ndërkohë që priten zhvillim lokale të vranësirave konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Zhvillimet do të jenë kryesisht në zonat veriperëndimore, veriore dhe verilindore të vendit dhe rrallë në ndonjë rajon tjetër, megjithatë nuk edhe në vise tjera mund të ketë zhvillime edhe pse më të izoluara. Erërat do të jenë nganjëherë lokalisht të fuqishme nga jugperëndimi, ndërsa temperatura maksimale parashihet të paktën deri në 34 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise parashihen riga ose rrebeshe të izoluara shiu, kurse temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta.

Edhe të Hënën dhe të Martën nxehtë, me ulje krejtësisht të lehta të temperaturave. Pasditeve do të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet nuk do të kënaqin të gjithë, ngase nuk do të kapin shumë territor.

Të mërkurën pasdite më në fund parashihet të kemi ndërprerjen e valës së nxehtësisë sepse temperaturat maksimale nga e Enjta do të ulen nën 30 gradë Celsius. Po ashtu parashihen rrebeshe shiu në shkallë vendi sidomos në Kosovë, por edhe në shumë zona tjera, ndërsa vala e nxehtësisë nuk ndërpritet vetëm në viset tropikale të Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe disa vise në Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Audio inçizimet”: Mimoza Kusari padit Sllavko Simiqin