Parashikimi i motit sot dhe gjatë javës
Sot pritet destabilizim gradual i motit. Gjatë ditës priten vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa rrallëkund ndonjë reshje lokale shiu.
Pasdite e sidomos në mbrëmje do të fillojnë reshjet e shiut të cilat do të vazhdojnë gjatë natës, lokalisht intensive.
Në Shqipëri pasdite vjen fronti i fuqishëm nga deti në kuadër të ciklonit të fuqishëm të Gjenovës. Pas një mëngjesi dhe paraditeje kryesisht pa reshje, pasdite nga deti vijnë vranësira të dendura të stërngarkuara me reshje shiu. Lokalisht priten rrebeshe intensive shiu.
Reshje shiu gjatë ditës do të fillojnë edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore më vonë orëve të pasdites ose mbrëmjes dhe në fund do të arrijnë edhe në Luginën e Preshevës. Gjatë natës në tërë rajonin priten reshje e rrebeshe shiu, ndërkohë që nga jugu i Shqipërisë reshjet do të ndalen dhe moti do të stabilozohet e në viset e larta malore të rajonit do të fillojnë reshje të dendura bore.
E Marta sjellë reshje shiu e ulje të temperaturave. Në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore.
Nga e mërkura na pret mot mjaft i paqëndrueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve kohore me diell dhe reshjeve e lokalisht edhe rrebesheve të shiut./MeteoBallkan