Parashikimi i motit sot dhe gjatë gjithë javës

Sot do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të shpeshta, fjolla sporadike bore dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi i hershëm do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar sidomos në viset ku do të ketë kthjellime. Temperaturat minimale deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 7 apo 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Më shumë vranësira në pjesën lindore të Shqipërisë dhe të gjitha viset tjera kontinentale ku mund të ketë edhe ndonjë reshje afatshkurtër bore. Acar i fortë në mëngjes sidomos në viset kodrinore-malore.

Të Mërkurën na pret mot i ngjashëm me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje si ato minimalet, po ashtu edhe maksimalet, megjithatë ende do të ketë acar edhe pse paksa më i butë.

Të Enjten një fronti i ri i ftohtë ajror sjellë reshje lokale shiu e në viset kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore. Më shumë intervale me diell priten të Mërkurën dhe të Enjten e më shumë vranisëra të Enjten dhe të Shtunën me reshje lokal kryesisht shiu.

Stabilizim i plotë i motit dhe rritje e ndjeshme e temperaturave pritet të Dielen./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mitrovicasi e tërheq nga spitali nënën: "Sdi a ka minister a kryeministër me i lidh si qentë me i shti brenda me pa çfarë kushte të kqija ka në QKUK”