Parashikimi i motit për sot ditëve në vijim

Sot na pret mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale të cilat edhe mund të kushtëzojnë ndonjë rigë kryesisht të dobët shiu dhe atë vetëm në disa zona të caktuara.

Temperaturat do të pësojnë ulje, por krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise pritet ndonjë rrebesh ose rigë shiu, ndërsa temperaturat shënojnë ulje krejtësisht të lehta.

Shumë më shumë vranësira priten në Shqipëri, Mal të Zi, veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë të Dukagjinit të Kosovës, kurse në viset tjera priten më shumë intervale me diell se vranësira.

Edhe funndjava na sjellë mot me vranësira e intervale të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat pa ndonjë ndryshim që ia vlen të përmendet. Reshjet atmosferike do të jenë të pakta dhe atë vetëm në disa zona të caktuara.

Cikloni i fuqishëm në Mesdhe do të kushtëzojë reshje mjaft intensive në Itali dhe shumë pjesë të Evropës, por nuk do të arrijë në viset tona sepse do të pengohet nga masa e fuqishme ajrore anticiklonike kontinentale e vendosur në lindje të Kontinentit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Lajm jo i mirë nga Banka Qendrore për gjithë ata që kanë kredi në bankë