Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Të Enjten në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë bubullimë. Gjatë natës dhe mëngjesit të së Premtes pritet të ketë intensifikim të reshjeve të shiut.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.
Vranësira të shpeshta priten edhe nga dita e Premte, me rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Lokalisht mund të ketë ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh, megjithatë do të kenë tendencë ulje por jo shumë të theksuara./MeteoBallkan