Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot na pret mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut dhe konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Atmosfera edhe ashtu e destabilizuar do të “përshkallëzohet” edhe më tutje për shkak të ardhjes së një fronti të dobët të ftohtë ajror. Temperaturat shënojnë rënie kryesisht të lehta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në shumicën e rajonit do të ketë intervale të gjata kohore me diell, ndërsa jo-stabilitete lokale priten me ardhjen e frontit të dobët të ftohtë ajror.

Për fundjavë na pret stabilizim i plotë, por gradual i motit. Fillimisht nuk do të jetë shumë nxehtë për shkak të erërave të freskëta nga veriu.

Nga e diela më nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat shënojnë rritje progresive./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  PAMJE: Digjet një veturë në rrugën "Muharrem Fejza"