Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Pasdite parashihen zhvillime të rrebesheve lokale të shiut vetëm në disa zona të izoluara. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 34 gradë Celsius, me freskim të motit në zonat me rrebeshe dhe vranësira.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot shumë i nxehtë veror dhe kryesisht me diell. Nuk do të mungojnë zhvillimet konvektive të izoluara. Temperaturat deri në 35 gradë Celsius.

Vala e fuqishme tropikale do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale nga 32 deri në 34 gradë Celsius. Gjithnjë paraqiten gjasa për zhvillime të stuhive të izoluara me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Shumica e territoreve nuk do të ketë reshje, por ato rajone ku zhvillohen stuhitë e izoluara mund të ketë edhe breshër./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Walker tregon për atentatin e dështuar të serbëve ndaj tij: Po të vdisja bota s’do të dinte për Reçakun