Parashikimi i motit për sot dhe gjithë javën
Java e fundit e prillit fillon me të reshura shiu dhe rënie të temperaturës nga mesi i javës.
Të reshurat do të paraqiten kohëpaskohe nga dita e mërkurë.
Nga dita e enjtë parashihet një periudhë më stabile e motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell ditën e premtë. Masa më të ftohta ajrore depërtojnë ditën e mërkurë që edhe pritet të zbresin temperaturat nën vlera mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira.
24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.
25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.
26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.
27.04 – Pjesërisht vranët.
28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.
Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet. Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premtën sërish rriten në 17C. Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin edhe deri në 1C e 2C.
Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.