Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull të shkurtër dhe ngrica, ndërsa Temperaturat ditore do të rriten edhe më shumë për arsye të rrymimeve të forta në atmosferë nga jugu dhe rrezeve diellore. Maksimalja pritet të arrijë deri në 20 apo 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira, diell dhe në disa zona edhe riga shiu. Më shumë vranësira dhe ndonjë rigë ose rrebesh shiu priten në jug të Shqipërisë.
Fundjava vjen kryesisht me diell dhe mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat përpos Shqipërisë edhe në Kosovë do të shkojnë pak mbi 20 gradë Celsius, ndërsa të hënën pritet të kemi ndryshim të motit./MeteoBlallkan


 
							 
							