Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Reshjet dhe rrebeshet e shiut që priten orëve të mëngjesit do të ndërpriten dhe dita vijon me diell, vranësira lokale dhe ndonjë reshje të izoluar shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri  dhe Mal të Zi po ashtu pas rrebeshe intensive të mëngjesit të hershëm dita sjellë diell dhe vranësira lokale me ndonjë reshje të dobët të izoluar.

Edhe në Maqedoni dhe Luginë gjatë mëngjesit të hershëm priten rrebeshe lokale shiu, kurse gjatë dites priten intevale kohore të gjata me diell.

E shtuna sjellë vranësira e intervale kohore me diell dhe në rajone reshje të lokalizuara shiu. Erërat jugperëndimore do të vazhdojnë të jenë të fuqishme në disa rajone herë pas here, ndërsa priten ulje të lehta të temperaturave.

Të dielën reshje të dendura shiu dhe rrebeshe përfshijnë pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mos dilni jashtë pa nevojë, sot temperaturat deri në 35 gradë