Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
E Premtja në Kosovë sjellë ulje të temperaturave dhe më shumë vranësira dhe riga e rrebeshe lokale shiu që nganjëherë mund të shoqërohen me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jetë të herëpashershme, më të theksuara orëve të pasdites. Në disa zona do të ketë intervale të shkurtra kohore me diell.
Temperaturat pritet të luhate nnga 11 minimalja deri në 23 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Premtja sjellë intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Vende-vende priten riga shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë intervale kohore me diell priten në viset bregdetare. Temperaturat do të shënojnë ulje, por jo shumë të theksuara.
Fundjava vjen me vranësira të shpeshta dhe vende-vende të dendura. Në disa zona do të ketë edhe intervale kohore me diell sidomos të shtunën në disa vise bregdetare të Shqipërisë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme. Më ngrohtë në viset bregdetare. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe në disa zona rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan