Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale, ndërsa rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu. Temperaturat do të rriten menjëherë dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Premtja pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Rrallë në disa vise do të ketë vranësira me ndonjë reshje të dobët shiu. Temperaturat do të rriten menjëherë pas uljes së tyre nga fronti kalimtar.
E Shtuna vjen me diell dhe mjaft e nxehtë në të gjitha viset tona. Do të fryjnë erëra juglindore në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, kurse në Shqipëri do të ketë erëra veriperëndimore dhe perëndimore.
Edhe dita e diel do të jetë e nxehtë dhe me diell, megjithatë pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa gjatë mbrëmjes vonë apo orëve të natës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat në disa zona mund të jenë intensive.
Të Hënën stabilizim i motit, por do të jetë mjaft freskët në Kosovë./MeteoBallkan