Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit
Të Premten në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke krijuar kushte për zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet si zakonisht do të jenë të karakterit lokal dhe në disa zona të izoluara mund të ketë breshër.
Temperaturat do të jenë të larta në kohën e intervaleve me diell kur pritet të theksohet ndjenja e zagushisë, për të pësuar ulje në kohën e ardhjes së rrebesheve dhe vranësirave e erërave që shoqërohen me to. Minimalja për të Premten parashihet deri në 6 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten parashihet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të konsiderueshëm të vranësirave me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vetëm në zonat bregdetare dhe përreth pritet mot më stabil, por të Shtunën edhe atje priten rrebeshe lokale shiu.
Mot me kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa stabilizim gradual të motit presim me fillimin e javës së re./MeteoBallkan