Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Shtatori në Kosovë fillon me mot kryesisht stabil, me diell dhe vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat do të fillojnë të rriten dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi Shtatori fillon me mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi, ndërsa lokalisht priten vranësira ende ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu.

Fundjava pritet të jetë kryesisht me diell dhe e nxehtë si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri dhe rajon. Temperaturat do të rriten përsëri deri në 30 gradë Celsius, madje mund të shkojë pak mbi 30 gradë Celsius.

Fillimi i javës së re sjellë vranësira dhe reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje. Viset bregdetare më pak rrebeshe, përpos jugut të Shqipërisë ku priten më shumë rrebeshe afatshkurtra shiu. Stuhi të fuqishme shiu dhe reshje të rrëmbyeshme dhe të furishme priten në Greqi gjatë javës së re./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Vërtetohet dënimi me 13 vjet burgim i Vukotiqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë