Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të larta, ndërsa mbetet edhe zagushia e madhe për shkak të lagështisë së ajrit, ngase në disa vise priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasdite pra, pritet të ketë shtim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa zona të izoluara. Temperatura maksimale parashihet deri në 39 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat vazhdojnë deri në 40 gradë Celsius, kurse pasdite vonë priten rrebeshe të izoluara shiu vetëm në disa zona kryesisht kodrinore-malore.

Edhe e shtuna shumë i nxehtë, ndoshta me ulje krejtësisht të lehta të temperaturave. Rrebeshe të izoluara priten pasdite paksa më të theksuara, por ende mbeten vetëm në zona të izoluara. Të dielën priten rrebeshe më të përhapura me shi dhe breshër, ndërsa të hënën dhe të martën priten stuhi më të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë në tërë territoret tona./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tre persona të lënduar e gjashtë të arrestuar pas një përleshje fizike në Prishtinë