Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë, me diell, por edhe me shtim të vranësirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Në disa vise parashihen rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa zona në veriperëndim, veri, verilindje dhe juglindje të Kosovës. Lokalisht në në ndonjë zonë tjetër, por reshjet mbesin të izoluara.

Temperaturat pritet të jenë shumë të larta deri në 36 apo 37 gradë Celsius maksimalja, për të shënuar ulje orëve të pasdites dhe mbrëmjes vetëm në ato zona ku eventualisht do të ketë vranësira e ndonjë rrebesh shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Pasdite vonë në veri të Malit të Zi priten stuhi shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Ndonjë rrebesh mund të ketë edhe thellë në veri- verilindje të Shqipërisë dhe në ndonjë zonë të rrallë në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës. Në shumicën absolute të territorit shqiptar vazhdon vapa e fortë verore dhe pa gjasa për ndonjë reshje.

Të shtunën në Kosovë destabilizim i motit ku pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje sidomos në kohën e rrebesheve të shiut. Rrebeshe lokale priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës, veri të Malit të Zi dhe disa zona kryesisht malore të Shqipërisë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Nga e diela na pret mot paksa më i freskët, por me diell e vranësira të pakta lokale. Në disa vise parashihen reshje të izoluara

Lexo edhe:  Edhe një barrikadë në veri, bllokohet ura tek fshati Lisicë