Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Mëngjesi do të jetë i freskët pas frontit të ftohtë të ditës së djeshme dhe destabilizimit të atmosferës që solli ulje të temperaturave, megjithatë fronti i ftohtë nuk i kënaqi të gjithë, ngase nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të sjellur shi në të gjithë territorin përkundër parashikimeve të të gjitha modeleve.

Temperatura maskimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i freskët sidomos në zonat kontinentale, kurse dita kryesisht stabile dhe me rritje të temperaturave.

Vala më e re e nxehtësisë fillon menjëherë nesër ose të shtunën në tërë rajonin. Edhe në ato vende ku u ndërpre nga fronti i ftohtë.

Nga fundjava na pret mot me diell dhe me rritje progresive të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vendet që do të mbesin pa energji elektrike sot