Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot stabil, të nxehtë dhe me diell.

Ka mundësi edhe për vranësira të pakta lokale, kurse orëve të pasdites nuk përjashtohet tërësisht mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat do të rriten dhe ajo maksimale deri në 30 apo 31 gradë Celsius dhe kjo shënon fillimin e valës së parë të fuqishme tropikale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për vikend na pret mot edhe më i nxehtë, megjithatë ekzistojnë gjasa më të volitshme për zhvillime të vranësirave ditore duke kushtëzuar rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në zonat kodrinore-malore të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e shumë më rrallë të Shqipërisë.

Temperaturat maksimale nga 30 deri në 34 gradë Celsius.,/MeteoBallkan

Lexo edhe:  Burri që u gjet i vdekur dje në lumin Ibër la letër lamtumirëse