Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, ndërsa nuk përjashtohet tërësisht mundësia për ndonjë reshje të izoluar në disa zona të izoluara. Temperatura maksimale deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në disa zona parashihen reshje afatshkurtra shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Të shtunën edhe më ngrohtë , por jo në tërë rajonin. Pasdite dhe në mbrëmje në shumë zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veiut mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në pjesët jugore dhe qendore të Shqipërisë, veçanërisht në viset kodrinore-malore. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme me përjashtim të atyre zonave ku formohen vranësirat dhe rrebeshi i izoluar.

Të dielën na pret mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Pasdite vonë priten zhvillime të stuhive të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Pra, ditëve të ardhshme shumë më ngrohtë, por gjithnjë do të ekzistojnë gjasa për zhvillimin e rrebesheve të izoluara të shiut vetëm në disa zona të caktuara./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dhunë në pleqëri: Burri 85-vjeçar në Lipjan e rrah brutalisht gruan, ia thyen brinjët