Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot na pret mot mjaft jo-stabil, me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu.

Pasdite parashihen zhvillime të fuqishme vertikale që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri më pak rrebeshe shiu. Parashihen vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa pasdite vetëm në disa zona në veri, lindjem juglindje dhe jug parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi.

Një valë të re rrebeshesh kalimtare shiu, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë parashihet të kemi të Enjten, megjithatë temperaturat do të fillojnë të rriten së bashku me fuqizimin e erërave jugore dhe juglindore.

Nga e premtja rritje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa priten shumë më shumë intervale me diell, megjithatë mund të ndodhë ndonjë reshje e izoluar. Të dielën pasdite vonë destabilizim i fuqishëm i atmosferës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  FSK do të bëjë ushtrime fushore, njofton për lëvizje të trupave dhe makinerisë ushtarake