Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot më të ngrohtë dhe stabil. Parashihet rreze të shumta diellore dhe vranësira të pakta lokale. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i ngrohtë. Nuk parashihen reshje në asnjë pjesë të territoreve tona.

Të shtunën mjaft nxehtë dhe me intervale kohore me diell, por edhe me shtim gradual të vranësirave. Pasdite lokalisht do të vijë deri te zhvillimi i rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Natën mes së shtunës dhe së dieles rrebeshe intensive parashihen në viset bregdetare të Shqipërisë. Reshjet do të jenë të karakterit lokale dhe jo të baraspeshuara. Përderisa një rajon përfiton rrebeshe mjaft të fuqishëm, rajoni tjetër jo shumë larg përfiton rrebesh simbolik, ndërsa rajoni tjetër nuk përfiton fare. Rrebeshet më intensive priten në veriperëndim të Shqipërisë.

Të dilelën ulje të lehta të temperaturave. Në bregdet më qetë dhe kryesisht stabil. Në viset kontinentale parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të lokalizuara shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Të hënën na pret mot me diell, stabil dhe i ngrohtë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  “Kërcënon” Borrell: Sot do ta shohim a janë gati Kurti e Vuçiq të marrin përgjegjësi