Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të motit.

Paradite ngrohtë, me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell. Gjatë ditës ose pasdite shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe reshje e rrebeshe lokale shiu që mund të përcillen edhe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Vonë në mbrëmje depërtim i ftohtit të ftohtë dhe ulje e ndjeshme e temperaturave për shkak të erërave të ftohta veriore. Vende-vende priten reshje bore sidomos në zonat kodrinore-malore dhe rrallë në ndonjë ultësirë mund të ketë ndonjë reshje sporadike bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të ndryshojë moti, me shtim të vranësirave dhe reshje e rrebeshe shiu. Vende-vende, nganjhëherë priten rrebeshe intensive shiu, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës ulje e ndjeshme e temperaturave. Në viset malore reshje bore. Ndonjë reshje sporadike bore mund të ketë edhe në ndonjë vend të ulët përpos Kosovës edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë.

E shtuna e ftohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Shqipëri dhe Dukagjin shumë më shumë rreze diellore, ndërsa në Rrafshin e Kosovës dhe disa vise në Maqedoni në viset kodrinore-malore priten reshje sporadike bore.

Nga e diela përmirësim gradual i motit dhe rritje e graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dua Lipa ndez Instagramin nga pushimet në Ibiza