Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe me erëra të cilat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi dhe kjo do të ndikojë në rritjen e temperaturave ditore, pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me acar.

Temperaturat pritet të luhaten nga -5 minimalet deri në 7 gradë Celsius ato maksimale. Në mbrëmje vonë shtim gradual i vranësirave e gjatë natës tjetër reshje bore e shiu varësisht nga temperaturat në momentin e reshjeve.

Në Shqipëri priten vranësira e intervale kohore me diell dhe nuk priten reshje atmosferike. Erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë pasdite të fryjnë nga jugu me afrimin e ciklonit të ri të fuqishëm. Gjatë natës pritet të fillojnë reshje shiu nga deti, kurse në zonat malore reshje bore.

Edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell e në disa zona me vranësira, por pa reshje atmosferike. Pas mëngjesit mjaft të ftohtë dita shënon rritje të përkohshme të temperaturave. Gjatë natës dhe mëngjesit të herërshëm të së hënës në viset kodrinore-malore në lindje të Shqipërisë dhe perëndim, jugperëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë reshje të dendura bore.

E Hëna plotësisht e vranët me reshje bore të cilat gjatë ditës mund të shndërrohen në shi për shkak të miksit të ajrit të ngrohtë mesdhetar në shtresat ciklonike. Në mbrëmje prapë vende-vende me borë.

Nga e marta na pret mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale kryesisht bore. Intervale kohore me diell më shumë priten në shumë zona të Shqipërisë mesdhetare./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Deçani