Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Paradite mund të ketë intervale kohore me diell në shumë rajone. Pasdite dendësim masiv i vranësirave dhe reshjet e shiut fillimisht do të fillojnë në Shqipëri, për tu përhapur pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu. Vetëm në disa zona të caktuara ku do të jenë disa mbetje të ajrit të ftohtë do të ketë reshje afatshkurtra bore si dhe në zonat malore.

Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu dhe juglindja dhe kjo të kushtëzojë që reshjet të jenë kryesisht shi. Ato pritet të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri po ashtu orëve të pasdites priten vranësira të dendura dhe reshje shiu që vijnë nga cikloni me qendër diku në Itali. Vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, apo stuhi afatshkurta të izoluara. Reshje dhe rrebeshe shiu nesër pasdite priten edhe në Mal të Zi e më vonë edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Nga e Hëna do të mbetet ndikimi i ciklonit nga Italia, por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme, më të theksuara në Shqipëri. Megjithatë, priten edhe intervale të herëpashershme kohore me diell. Temperaturat pa ndonjë luhatje të madhe. Do të vazhdojnë të lëvizin afërisht nga -1 deri në 8 gradë Celsius. Në Shqipëri pak më ngrohtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Albin Kurtit