Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës
Sot Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i nxehtë, me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa zona të izoluara mund të kushtëzojnë ndonjë reshje kryesisht të dobët shiu. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 23 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Hëna pritet të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe me diell, por edhe vranësira lokale dhe rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e marta na pret mot gjithnjë e më i nxehtë dhe temperaturat verore do të rikthehen prapë sidomos nga e Mërkura deri në fundjavë kur ka mundësi për përkeqësim të kushteve të motit./MeteoBallkan