Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javës

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Do të fryjnë erëra lokalisht të freskëta nga veriu e verilindja, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 11 minimalja deri në 27 gradë Celsius ajo maksimale dhe atë vetëm në rajonin e Dukagjinit.

Në Shqipëri dhe rajon të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të lokalizuara, ndërsa atmosfera do të jetë kryesisht stabile, megjithatë orëve të pasdites rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të jenë rreth vlerave mesatare për periudhën kohore në të cilën jemi. Në disa rajone temperaturat do të jenë pak nën vlerat mesatare.

Fillimi i javës së re ende do të jetë paksa freskët dhe me alternime mes vranësirave e intervaleve të gjata kohore me diell ku mund të ketë reshje krejtësisht të pakta lokale atmosferike, por gjithsesi temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Milorad Dodik këndon me tre gishta përpjetë “Amerika e mallkuar”